Prindërit e disa fëmijëve të klasës së parë në shkollën “Shyqyri Peza” në Kombinat ankohen për mësuese Kejti Hysi, që sipas tyre ka ç’rregullim emocional që e reflekton me dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nxënësve. Ata nuk lejojnë fëmijët që të shkojnë në mësim nëse nuk largohet mësuesja në fjalë.

Prindërit tregojnë që mësuesja ka qenë me leje për disa muaj dhe se zëvendesuesja e saj kishte raporte shumë të mira me nxënësit dhe me vetë ata.

Ndër të tjera ata thonë që mësuesja ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj fëmijëve, dhe prandaj kanë frikë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

“Filluam të kishim një marrëdhënie të mirë me mësuesen, por kishte probleme emocionale, ushtronte dhunë verbale, dhe në disa raste edhe fizike. Pas 6 muajsh ajo është rikthyer sërish në shkollë, fëmijët kanë frikë që të kthehen.

Ka luhatje, ka momente që bërtet, ulëret, dhe ka momente që është e qetë, gjë që ndikon edhe te fëmijët, që kanë ankth dhe stres. Në momentin që ajo nuk menaxhonte dot klasën, i ka kapur me forcë nxnënësit, i ka shtyrë. Nuk ka pasur më herët klasë të parë”, shoprehet një prej prindërve.

Një tjetër prind, tregon se si luhat gjendja emocionale emësuese, që njëherë i kërkon falje për sjelljet e saj, e më pas të nesërmen sillet sërish njëjtë.

Prindërit thonë se janë ankuar por nuk kanë marrë përgjigje për problematikën e tyre. Ata kërkojnë që mësuesja të largohet nga shkolla ose në të kundërt do të vijojnë të mblidhen në protestë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re