Presidenti Meta i shoqeruar nga qindra arbëreshë dhe drejtues vendorë merr pjesë në festimet e 100-vjetorit të themelimit të Eparkisë së Lungros (Ungrës), Kalabri.

ilir meta

Me ftesë të Ipeshkvit të Eparkisë së Lungros, Imzot Donato Oliverio, Presidenti Meta i pranishëm në ceremonitë zyrtare të 100-vjetorit të themelimit të kësaj eparkie arbëreshe që do të zhvillohen në Katedralen e Lungros (Ungros).

Presidenti Meta do të përshëndesë themelimin e Eparkisë së Ungrës më 13 shkurt 1919, që shënoi datën historike kur Vatikani u kushtoi një vëmendje edhe më të madhe ndjekësve besnikë të ritit bizantin në Itali, arbëreshëve, të cilët prej më se katër shekujsh i kryenin ritet e tyre liturgjike në gjuhën arbëreshe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re