Presidenti i vendit Ilir Meta ka qenë i pranishëm mbrëmë në Meshën e Katedrales së Shën Palit.
Meta përmes një postimi në Facebook uron të gjithë besimtarët e krishterë.
“I lumtur të merrja pjesë mbrëmë në meshën e organizuar në Katedralen e Shën Palit në Tiranë për të ndarë me besimtarët e krishterë urimet më të ngrohta me rastin e festës së bekuar të Krishtlindjes!” shkruan Meta.
