Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një video, një muaj pasi kishte nënshkruar marrëveshje me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013.

Meta dëgjohet të thotë në një mbledhje se duhet të miratohen tre ligjet sa më shpejt në mënyrë që vendi të hyjë sa më shpejt në BE.

“Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”.

Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend: Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro; Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro; Reforma Parlamentare me 108 vota pro.

Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash. Për të tjerat, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në Syri TV, në ora 20:45, në një intervistë me gazetarin Çim Peka, përballë edhe një paneli të nderuar analistësh.”- shkruan Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re