Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se për zgjidhjen e krizës dhe problemeve në vend duhet një reagim i madh qytetar.

Në emisionin “360 Gradë”, ai u shpreh se shqiptarët nuk duhet të presin vetëm prej tij zgjidhjen e çdo problemi. Ai ka shtuar më tej se qytetarët nuk duhet të varin gjithmonë shpresat te ndërkombëtarët pasi sipas tij, këtyre të fundit nuk u bëhet shumë vonë.

Fjala e Metës:

Gjykata Kushtetuese është asgjësuar qëllimisht për të rritur pushtetet në mënyrë të pakufishme dhe antikushtetuese të qeverisë dhe në mënyrë të veçantë të kryeministrit.
Vendi është pa Gjykatë të Lartë.

Pritet diçka dhe nga qytetarët, pritet diçka nga të gjithë për të kuptuar që ky është vendi i të gjithëve. Të mos presin vetëm nga Presidenti. Presidenti po e bën punën e tij.
Të mos presin thjesht nga ndërkombëtarët se ndërkombëtarëve nuk u bëhet shumë vonë.

Pranojnë çdo gjë që pranojnë shqiptarët. Të tregojmë të gjithë që jemi një popull i cili ka kërkesa, kërkon llogari, kërkon përgjegjësi, të gjithë bashkë. Mos prisni çdo gjë nga Presidenti, Presidenti i ka bërë dhe i bën. Nuk e dëgjoni me vëmendje presidentin, mendoni që u nxeh. Jo, Presidenti edhe kur e ngre zërin, e bën për të treguar që këtu ka një problem serioz.

Presidenti çon letër në 29 korrik dhe thotë kini kujdes se 1,2, 4,5 arsye më krijojnë shqetësimin se mund të goditemi nga një tërmet shumë i fortë prandaj të marrim masa. Për gjysmë ore letra del në media dhe thonë u çmend presidenti.

Dakord. Presidenti me këta po punon, kjo është përgjegjshmëria e presidentit, kjo është përgjegjshmëria dhe niveli i bashkëpunimit të tyre. Presidenti i thotë 2 muaj rresht respektoni radhën për Gjykatën Kushtetuese. Ky është fundi për një shtet demokratik. Presidenti po bën të gjitha ato që mund të bëjë por edhe të gjithë ju e keni lënë pak vetëm Presidentin.

Muajin e kaluar, Presidenti Ilir Meta i ka bëri sërish thirrje popullit për referendum. Meta tha se tani populli duhet të marrë fatet e tij në dorë dhe të mos i besojë dele-deputetëve.

Kreu i Shtetit paralajmëroi se më 8 dhjetor do të zhvillohej një tubim, i cili u anuluar për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Presidenti thekson se nuk ka më kohë për dialog, por është koha e referendumit.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=wlsJTtB-J-4]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re