Aksi Shkodër-Koplik është një nga akset rrugore më problematike përsa i përket aksidenteve në Qarkun e Shkodrës. Në vitet e fundit janë regjistruar disa viktima në këtë aks rrugor.

Për këtë, qytetarët theksojnë se duhet bërë më shumë kujdes. Sipas tyre, një problem kryesor është edhe përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të automjetit, ndërkohë nga ana tjetër kërkojnë që edhe shteti të marrë masa për të minimizuar numrin e aksidenteve.

“Mezi dal me biçikletë nga frika e makinave, se po më mbysin. Po une dua te dal, duhet kujdes I madh, këta të rinjtë i merr në qafë celulari ”-tha një i moshuar.

Një problem tjetër në këtë rrugë është edhe mungesa e ndriçimit, që është një faktor kryesor në shkaktimin e aksidenteve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re