Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e mikpritjes për herë të parë në Shqipëri, të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt.

Kreu i qeverisë e ka pritur Zelenskyn në hyrje të godinës së qeverisë më pas e ka shoqëruar brenda ambienteve deri në zyrën e tij.

Rama i ka dhuruar Zelenskyt edhe librin e tij me piktura.

Rama tha se Zelensky është lider heroik i Ukrainës, ndërsa thekson se takimi i sotëm është një solidaritet kundër agresionit rus.

“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër edhe Presidenti i Ukrainës përcolli mesazhin e tij para takimit me kryeministrin Rama.  Ai shprehet se Shqipëria është një nga vendet që iu bashkua Deklaratës së Vilniusit të G7, për të cilën jemi shumë mirënjohës.

Zelensky thekson se do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politike, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re