Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sot disa këshilla se si të mbrohemi nga koronavirusi.

Ministria këshillon që ata që kanë qenë në 14 ditët e fundit në vendet e prekura ose që kanë pasur kontakt me persona të sëmurë me COVID-19 të telefonojnë në numrin 127, të qëndrojnë në shtëpi dhe të përdorin kartëpecetë njëpërdorimshme, të lajnë duart shpesh dhe të mbajnë një maskë.

Disa këshilla se si të mbroni veten nga Koronavirusi COVID-19: Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini mirë ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli; Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me shami letre.

Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;

Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;

Kontaktoni 127 nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni kryer kohët e fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re