Kryeministri Edi Rama është takuar me sekretarin amerikan Antony Blinken.

Ata kanë mbajtur një konferencë ku takimi u mbyll me nënshkrimin e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë.

Blinken vlerësoi rolin e kryeministrit Edi Rama në partneritet me SHBA duke u shprehur se:

“Faleminderit për punën e bërë së bashku. Po vendosim një shembull të fortë për nevojën se kur bëhet fjalë për rrjetet e ndjeshme të teknologjisë  të punojmë me shitës të besuar. Jemi mirënjohës për punë që SHBA dhe USA kanë bërë së bashku dhe stërvitjen Defender. Presim që të merrni vendin tuaj në këshillin e sigurisë. Kemi shumë për të bërë po bëhet partneritet më i fortë. E vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”, tha ai.

Ndërkohë Rama, u tregua i gatshëm për të vijuar dhe thelluar bashkëpunimin.

“Për mua e vlerësoj shumë. U kemi kërkuar edhe të tjerëve që të bëhen pjesë dhe të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi dhe për ta vënë këtë korridor në duart e qytetarëve dhe institucioneve dhe të mos lejojmë që të kompromentohen nga aktorë të tretë dashakeq. Është nder për Shqipërinë të jetë krah jush. Shpresoj që së bashku të bindim edhe miqtë e tjerë në rajon të bëhen pjesë e kësaj. Jemi mirënjohës që ju kemi si partner dhe aleat”, tha Rama.

Shefi i qeverisë ndau disa nga detajet edhe në rrjetin social Facebook ku shkroi se:

🇦🇱✍🇺🇸Bruksel – Me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në një takim shumë miqësor e të dobishëm, që u mbyll me nënshkrimin e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë🤝

#SkaKohëPërPushim🏃🏻‍♂“, shkruan Rama teksa ndan videon e takimit. 
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re