‘Drejtësi për Ardit Gjoklaj’. Ka qenë ky mesazhi që të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë lëshuar gjatë aktivitetit për 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet të mbajtur në mbrëmje në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, gjatë momentit që kryetari i Bashkisë po mbante monologun e tij. Ky mesazh i përcjellë nëpërmjet fletëpalosjeve shkon edhe njëherë si akuzë për kryebashkiakun Veliaj, i cili njihet si personi i parë në akuzë për vdekjen tragjike të Gjoklaj në fushëgrumbullimin e mbetjeve urbane në Sharrë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re