Ka mbërritur në Himarë kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

 

Në agjendë janë parashikuar takime me qytetarë dhe përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri në Himarë, Finiq dhe Dropull.

 

Me helikopterin e tij privat, Mitsotakis është pritur me nderime nga komuniteti.

 

Pritet që, në një nga vizitat, Mitsotakis të shoqërohet nga kryeministri Edi Rama.

 

Vizita e shefit të qeverisë greke në tre qytetet ku ndodhet minoriteti, ishte parashikuar të zhvillohej një ditë pas samitit të 6 dhjetorit.

 

Por Mitsotakis sqaroi në rrjetet sociale, se vizitën në zonat e minoritetit grek e anuloi për shkak të kushteve atmosferike dhe mjegullës.

 

Për këtë arsye udhëtimi me helikopter ishte i pamundur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re