Mjegulla e dendur  mbulon disa prej fshatrave të Vlorës. Fshatrat turistike të bregut janë totalisht të mbuluara nga mjegulla.

 

Probleme në qarkullimin rrugor në aksin Vlorë-Llogora Himarë si dhe në rrugën e lumit të Vlorës.

 

Fshatra si Llogora, Dhërmi, Tërbaç, Vranisht, Kallarat, Kuc edhe Qeparo të mbuluar gjithashtu prej saj.

 

Policia rrugore bën apelim për shpejtësi të reduktuar dhe për të patur kujdes në qarkullimin e mjeteve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re