Në qytetin e Elbasanit është rritur ndjeshëm numri i personave që konsumojnë lëndë narkotike. Me shqetësim mjekët flasin për konsumimin e këtyre substancave nga dy kategori delikate, sikundër janë adoleshentët dhe gjinia femërore”.

Rastet më flagrante të konsumimit të lëndëve narkotike në Elbasan janë regjistruar te fëmijët e moshës 12 vjec, të cilët i konsumojnë në rrugicat e lagjeve, madje dhe në mjediset shkollore. Mjekja toksikologe pranë spitalit rajonal Miga Matraku flet me shqetësim që gjithnjë e më shumë pre e fenomenit negative janë bërë edhe vajzat.

“Ka rritje të përdoruesve dhe sidomos të adoleshentëve dhe femrat. Rrisqet janë të shumta si për përdorim rastësor si dhe për abuzimin”-shprehet ajo.

Mjekja toksikologe nuk i referohet hashashit që merret rëndom nga adoleshentët nëpërmjet cigares, por për drogërat e forta si kokaina, e cila mund të rezultoj fatale për jetën e përdoruesve , qofte edhe me injektimin e parë.

“Kokaina psh, përdorimi i të cilës po rritet shumë, ka rrisqe për infarkt, kriza dhe deri në vdekje. Përdorimi abuziv ka problemet e tjera që shtrihen përtej individit, prekin familjen si në aspekt financiar dhe me marrëdhëniet e deri te problemet ligjore“-përfundoi Matraku.

Rrugicat e ngushta të kalasë , por dhe banesat e braktisura janë shndërruar në strehëzën e narkotikëve. Shpesh këto mjedise shihen si rrezik nga qytetarët e tjerë. Të shqetësuar për këtë fenomen që po njeh vetëm rritje shprehen edhe qytetarët Elbasanas.

Megjithë rritjen e prezencës së policisë në qytetet dhe vendosjen e kamerave të sigurisë, gjithmonë ka një vend për injektimin e këtyre substancave.

Gazetarja e Fax News Entela Duka raporton se në lagjen “Kala” në tokë gjen shiringa dhe mbetje të tjera nga përdorimi i substancave narkotike.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re