Skip to content

VIDEO/ Mjekët nuk dorëzohen, vazhdojnë operacionin e pacientit pavarësisht tërmtit të fuqishëm në Rusi

Një grup mjekësh në Rusi ka treguar guxim të jashtëzakonshëm duke vazhduar një operacion pavarësisht tërmetit 8.8 ballë.

Ngjarja dramatike ndodhi në Kamchatka, ku pavarësisht lëkundjeve të forta sizmike, stafi mjekësor vendosi të mos largohej nga salla e operacionit për të mos rrezikuar jetën e pacientit.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shendet+ (@shendeti.com.al)

Sipas raportimeve lokale, mjekët që po kryenin operacionin nuk e ndërprenë asnjë moment procedurën, madje ata shihen duke e mbajtur pacientin që të mos lëvizte nga krevati.

Ngjarja ka marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë dhe kolegë të mjekëve i kanë quajtur ata “heronj të vërtetë”.