Mjekët shqiptarë që do ndihmojnë ata në Itali, kanë mbërritur në romë ku janë pritur nga Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio.

Në një video ne Facebook, Di Maio ka falënderuar Shqipërinë, që u solidarizua me popullin italian në këtë kohë të vështirë.

 “Falënderojmë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët”, u shpreh ai.

Shqipëria ka nisur sot 30 mjekë drejt Italisë, për të qenë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Dërgimi i mjekëve është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Luigi Di Maio.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=-ij7NpJzT1s?feature=oembed&w=1200&h=675]

Mjekët shqiptarë do ndihmojnë kolegët e tyre dhe po ashtu do marrin dhe eksperiencën. Rama dhe Manastirliu përcollën mjekët deri në Rinas, ku u thanë se ata po shkojnë në luftë./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re