Një mjeke në Britaninë e madhe është sulmuar nga teleshikuesit pasi ajo shpërtheu duke qeshur teksa fliste për njerëzit që vdisnin nga koronavirusi.

Dr Nighat Arif, një mjeke nga Buckinghamshire, u shfaq mëngjesin e sotëm sot në një program televiziv për të folur në lidhje me rëndësinë e prekjes së gripit sezonal gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë që shpjegonte për pasojat e infektimit me Covid-19, mjekja e përgjithshme filloi të qeshte kur po thoshte se ishte ‘me të vërtetë e lezetshme’ të kontrollohej temperatura para se të hynte në ndërtesë.

Një përdorues e quajti sjelljen e saj ‘të papërshtatshme’, ndërsa një infermiere shkoi në Twitter se ishte ‘befasuar’ që një mjeke mendon se kontrollet e temperaturës janë zbavitëse dhe se ‘është qesharake kur ajo flet për vdekjen’.

‘Kështu që çdo vit kemi një kërkesë të madhe për vaksina. Ne kemi një popullsi në plakje dhe po shohim më shumë njerëz që e dëshirojnë vaksinimin sepse njerëzit përpiqen me dëshpërim të mos infektohen me koronavirus’.- u shpreh mjekja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re