Janë publikuar pamjet nga momentet e sherrit dhe tensionimit në Bajkaj të Delvinës.

Banorët e fshatit janë konfrontuar me përfaqësuesit e firmës për guroren e cila do të hapet në një zonë ish- ushtarake në Qafën e Breshërit.

Në video, duket një turme njerëzish të cilët konfrontohen me njëri- tjetrin.

Për më tepër aty ka qenë e pranishme dhe nënkryetarja e Bashkisë së Delvinës, për të qetësuar situatën e ndezur tashmë në Bajkaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re