Pamjet e shpëtimit të 33 vjeçarit Adriatik Bode, i cili mbeti i bllokuar në rrënojat e hotel ‘Mira Mare’ në Durrës janë postuar në facebook nga zjarrfikësit e Mallakastrës.

Operacioni i kërkim shpëtimit u krye nen drejtimin e komandatit te stacionit të zjarrfikëseve të Mallakastrës, Jonus Murataj dhe efektiveve Hysland Aliaj, Ardit Sulaj, Sokol Kodheli, Zamir Hoxha.

Nën rrënojat e hotel “Mira Mare” aktualisht po kërkohet dhe për një person tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re