Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e ish-Bllokut, ky dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës ‘Vaso Pasha.

Siç duket edhe në pamjet filmike të siguruara nga Report Tv, një makinë po dilte nga rruga “Nikoll Tupe” duke i prerë rrugën një mjeti tjetër me targa të huaja që vinte nga rruga “Vaso Pasha” me një shpejtësi. Si pasojë dy mjetet janë përplasur duke e çuar një prej makianve brenda ambieneteve të një dyqani bulmeti.Mësohet se vajza, e cila po ngiste makinën që po dilte ka marrë dëmtime në kokë dhe është nisur me urgjencë tek spitali i Traumës ku edhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re