Publikohet momenti emocionues kur ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat një vajzë dy vjeçe në Turqi. Forca e Sigurisë së Kosovës thotë se do të vijojnë aksionin e tyre më përkushtim deri në nxjerrjen e personit të fundit nga rrënojat.

“Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, thuhej në njoftimin e FSK-së.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues i së hënës pranë kufirit Turqi-Siri, ka tejkaluar shifrën 15,800.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re