Skip to content

VIDEO/ Momenti fatal kur ‘Audi’ përplaset me barrierën dhe “fluturon” poshtë mbikalimit

c8c0c7b0 63e6 49c6 83ae 5c8f841f1b4b

Kjo është video e momentin të aksidentit tragjik në mbikalimin e Saukut. Siç dallohet nga pamjet, 20-vjeçari vjen me shpejtësi drejt barrierës mbrojtëse duke u përplasur fillimisht me të dhe më pas “fluturuar” në korsinë poshtë mbikalimit. Drejtuesi i mjetit, Klevis Ruçaj ishte gjobitur pesë herë në më pak se një vit për tejkalim shpejtësie dhe manovra të gabuara.

 

Pasioni për shpejtësinë në pasditen e së enjtes rezultoi fatal për të dhe dy pasagjeret që po udhëtonin me të. Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, janë dy të rejat që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë. Ndërkohë u plagosën dhe tre anëtarë të një familjeje që ndodheshin në makinën mbi të cilën ra ‘Audi’ me të cilin po udhëtonte 20-vjeçari.