Skip to content

VIDEO/ Momenti i ekzekutimit të Gilmando Danit në Rinas

Publikohen pamjet e atentatit të ndodhur mesditën e së martës në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, 47 vjeç dhe mbeti i plagosur rëndë Muçi Shaljani, 40 vjeç.

Pamjet tregojnë se ndaj automjetit ku udhëtonin viktimat është qëlluar në tre momente të ndryshme.

Autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend.

Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të objektivit të tyre, Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.

Pas këtij momenti, duket se ndaj makinës së viktimave është qëlluar sërisht, në distancë për herë të tretë.

Pasi realizuan krimin, autorët janë larguar drejt fshatit Halil, ku kanë djegur automjetin “Toyota” bashkë me armët e përdorura, për të zhdukur çdo provë.

LEXO EDHE: Atentati në Rinas: Agjenti i Mbikëqyrjes Policore në Gjendje të Rëndë, 10 Plumba në Trup dhe 2 në Kokë! Verifikohen Mjetet që Largohen nga Aeroporti