Ky është momenti kur grabitet filiali i postës private në lagjen “5 Maji”, në Tiranë.

 

Siç dallohet nga pamjet e sigururara, autori sapo futet në ambientet e postës has punonjësin, i cili qëndron në derë. Ai ka mundur ta neutralizojë atë duke e kërcënuar me thikë. Më pas ka marrë paratë dhe është larguar me qetësi. Ai vodhi në postë 400 mijë lekë rinj, 940 euro dhe 40 paund

 

Pas grabitjes, autori është larguar me motomjet.

 

Policia ka mundur të identifikojë grabitësin, Ordis Molla, i cili është arrestuar.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re