Ky është momenti ku autori ende i paidentifikuar i vendos flakën makinës në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë. Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapele që ka vendosur zjarrin në mjet dhe më pas është larguar. Dyshohet se autori është dëmtuar edhe vetë në tentativë për t’u larguar me shpejtësi.

LEXO EDHE: I dogjën makinën në Vlorë, flet pronari: S’e di pse ma bënë këtë gjë, policia të gjejë autorin

Dyshohet se zjarri i është vënë Ford-it me targa AB 634 AP dhe nga flakët janë përfshirë edhe dy të të tjerat, një Ford që është djegur pjesërisht dhe një “Volkswagen”, e djegur plotësisht. Nerizan Hoxha, mjeti i të cilit u dogj i pari, tha se nuk dyshon tek asnjë person dhe se nuk e di pse ia kanë bërë këtë gjë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re