Mediat italiane kanë publikuar momentin kur burri vret prostitutën 47-vjeçare Luljeta Heshta dhe largohet i qetë nga vendi i ngjarjes.

Në video shihet teksa 42-vjeçari shqiptar, Alfred Kipe ecën shumë i qetë dhe me duart në xhepa pasi ka bërë aktin makabrë.

Luljeta Heshta u sulmua 5 herë me thikë ditën e dielë në Pedriano Di San Giuliano në Milano nga partneri i saj shqiptar.

Momenti i vrasjes është parë nga të paktën dy dëshmitarë, të cilët kanë rrëfyer se ai e kishte goditur fillimisht gruan me grushte e shqelma, e më pas e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur.

Heshta u godit 5 herë me thikë nga Alfred Kipe i cili fillimisht e ka thirrur e më pas e ka ndjekur nga mbrapa dhe e ka kapur, ku e ka tërhequr zvarrë dhe e ka qëlluar për vdekje.

Policia u njoftua nga disa kalimtarë rreth orës 12:59 , ndërsa në momentin që arriti policia Luljeta kishte marrë dy plagë në këmbën e djathtë dhe 3 në shpinë. Gruaja u dërgua me urgjencë në spital, por disa orë më vonë mjekët e deklaruan atë të vdekur.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re