Sùlmuesi i Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda, u përfshi në një shèrr me grùshta sùlmuesin Antonio Mirko Çolak, në parkingun e stadiumit, ku qëndronin autobusat e të dyja skuadrave, pas ndeshjes Osijek – Rijeka.

Ky lajm ka bërë një bujë të madhe në mediat kroate, të cilat kanë publikuar së fundmi edhe videon e momentit kur shqiptari pèrplaset me futbollistin serb. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë të parkingut ku ndodhi pèrplasja.

Për këtë incídent ka reaguar edhe vetë futbollisti i cili ka shpjeguar arsyet e veprimeve të tij që sollën një dhùnë të papreçendtë mes futbollistëve të dy skuadrave. Grezda akùzon sulmuesin e Rijekas Colak se para, gjatë dhe pas ndeshjes e ka fyer në aspektin personal dhe atë kombëtar.

“Më vjen shumë keq që u gjenda në qendër të vëmendjes së mediave, sidomos për kontekstin e çdo gjëje që ka ndodhur përpara dhe gjatë ndeshjes me Rijekan. Të gjithë ne ishim të zhgënjyer nga fakti se si sportistë u dëmtuam gjatë takimit dhe na u mohua fitorja, të cilës i ishim pranë. Nuk është e lehtë për ne të durojmë padrejtësinë në fushë dhe të qëndrojmë të qetë, sidomos kur dikush na fyen.

Kur vjen puna te fyerjet e rënda në aspekt personal dhe kombëtar, qoftë si njeri, qoftë si sportist jam shumë i ndjeshëm. E gjitha kjo ndodhi jo vetëm gjatë ndeshjes, por dhe pas saj. Unë po qëndroja përpara autobusit të skuadrës sime dhe sulmuesi rival Colak po kalonte para meje në mënyrë provokuese. Jam përballur me provokimet e tij gjatë gjithë ndeshjes. Jetoj për shumë vite në Kroaci. I përmbush detyrimet e mia si qytetar dhe i paguaj taksat dhe nuk e meritoj që dikush të më fyejë për ndjenja kombëtare. Do të marr të gjitha hapat ligjor për të mbrojtur veten dhe nderin tim”, sqaroi Grezda

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re