Pamjet që po shikoni vijnë nga Gjykata e Rrethit Kukës ku këngëtarja Fjolla Morina ka mbërritur e shoqëruar nga forca të shumta policie.

E veshur me një fustan të gjatë me lule, me maskë të vënë dhe me flokët gërshet, këngëtarja është futur brenda ambienteve të Gjykatës, ku pret të njihet me masën e sigurisë, e shoqëruar nga një efektive.

Pas saj, janë futur edhe dy personat e tjerë të arrestuar me këngëtaren në kufi, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

Të tre do të njihen me masën e sigurisë, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’.

Fjolla Morina, e cila rezultoi edhe dy muajshe shtatzënë akuzohet për trafik të armëve dhe municioneve.

Ajo u kap në flagrancë me një pistoletë teksa futej në Shqipëri përmes pikës kufitare në Morinë dhe 26 fishekë, për të cilat e mbajti vetë autorësinë. Muji dhe Syla deklaruan se nuk kishin dijeni se këngëtarja kishte armë me vete.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re