
Fax News ka siguruar një video tjetër që hedh dritë mbi dinamikën e arratisjes së bujshme të të burgosurit Altin Ndoci.
Pamjet tregojnë se ai vjen në parkimin e spitalit jo me në makinë të sigurisë së lartë që burgjet përdorin për transportin e personave, por me një ambulancë.
Në video shihet se një polic zbret para Altin Ndocit, më pas zbret i arrestuari, bëjnë disa hapa me ecje të lirë dhe më vonë ju bashkohet me disa hapa pas, një polic tjetër.
Altin Ndoci, sipas pamjeve, ecën lirshëm dhe nuk duket të jetë i prangosur.
Dy policët që e shoqërojnë, jo vetëm që nuk e mbajnë të shtrënguar në të dy krahët, siç ndodh me persona të tjerë me rrezikshmëri të tillë, por ecin lirshëm me të, drejt spitalit, me vigjilencë të ulët sigurie.
