Kongresi Amerikan ka pezulluar punët përkohësisht pas hyrjes së protestuesve në hollin e saj.

Ndërtesa e Kongresit amerikan u vu nën izolim për shkak se një numër protestuesish që mbështesin presidentin Donald Trump hynë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën.

Shumë mbështetës të presidentit aktual amerikan, Donald Trump kanë pushtuar hollin e Capitol Hillit.

Madje, videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihen se si mbështetësit e republikanit po përleshen me policinë e kryeqytetit amerikan, Uashington.

Ndërkohë, nënpresidenti Mike Pence është evakuuar nga Kongresi, ku ishte duke marrë pjesë në Sesionin e Përbashkët të saj.

Kongresi Amerikan gjatë ditës së sotme është dashur të konfirmojë fitoren e demokratit, Joe Bidenit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re