Këtë të enjte mediat greke kanë bërë publike pamjet e aksidentit të ndodhur dy ditë më parë në Kretë të Greqisë ku një shqiptar përplasi për vdekje një 37-vjeçare bashkë me vajzën 3 vjeç që kishte në makinë.

Sipas informacioneve, autoritete shtojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, ku nga pamjet e siguruara shihet momenti kur makina e vajzës 37-vjeç sapo largohet 100 metra nga banesa e babait të saj përplaset nga automjeti i shqiptarit i cili ishte me një shpejtësi teje të madhe, ku në makinën e tij ndodhej edhe një emigrant me origjinë nga Azia.

Këta të fundit janë arrestuar të dy dhe po hetohen në lidhje me ngjarjen. Gruaja ishte martuar me një roje speciale, me të cilin kanë një fëmijë tjetër, 9 vjeç, ndërsa më parë kishte shërbyer në Departamentin e Policisë Heraklio.

Ndërsa babai i vajzës 37-vjeçe në një intervistë për mediat greke theksoi se autori i aksidentit ishte shumë shpejt dhe vajza e tij nuk kishte kohë që të kalonte kryqëzimin. Ai shton se edhe pse vrapuan pasi dëgjuan aksidentin, për vajzën e tij bashkë me fëmijën 3 vjeç ishte tepër vonë pasi ato kishin ndërruar jetë.
“Policia Rrugore më tha se makina e tij ishte me shpejtësi dhe se vajza ime nuk kishte kohë për të kaluar. Ai (shoferi) ishte i pakujdesshëm… Shkuam në vendin e aksidentit dhe pamë që fëmija dhe vajza ime ishin bërë copa-copë . Kishte njerëz të mbledhur rreth makinës. Ata ndihmuan, dhëndri im dhe një person tjetër, ne thyhem  derën e makinës, por fatkeqësisht fataliteti kishte ndodhur ” , tha ai, duke folur për Star Central Greece.

https://youtu.be/d7KdUBYp-d4

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re