Monika Kryemadhi ka publikuar disa pamje teksa ajo stërvitet në palestër. Deputetja shfaqet duke bërë boks me instruktorin, ndërsa në sfond dëgjohet muzika e filmit “Rocky Balboa”.

Videon, të cilën e ka publikuar në instagram, Monika Kryemadhi e shoqëron me shkrimin ku bën apel që më 11 maj të votohet për Ilir Metën.

“Me 11 Maj e dini vet ju! Voto Ilir Metaj”, shkruan Monika Kryemadhi.

Kohët e fundit, Kryemadhi ka dalë hapur në mbështetje të ish bashkëshortit të saj për në zgjedhjet e 11 majit, edhe pse ata janë në një proces divorci.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko