Ditën e sotme është gjetur në ujërat e rezervuarit të fshatit Sqepur në bashkinë Dimal 23-vjeçari Lazar Palla, që kishte humbur kontaktet preh 4 ditësh me familjarët e tij.

I riu ishte shurdh-memec ndërsa ditën e diel ishte larguar nga banesa e tij. Familjarët bën denoncimin në polici dhe nisi puna për kërkimin e tij.

Ai është gjetur sot nga forcat RENEA dhe polumbarët. Një prej banorëve të zonës ku jetonte i riu ka thënë se ishtë djalë shumë i mirë dhe nuk mendonte se ai ishte mbytur.

“Cdo njëri e kuptonte kur fliste, ishte i dashur, nuk e beson njëri që është mbytur, ai ishte i gjatë dhe i fuqishëm e kam parë për herë të fundit para 9 ditësh, cun shumë i mirë, bënte me mua muhabet, ai me ca të merrej, djalë shumë i ndershëm, i pastër, i sjellshëm të gjitha cilësitë që kishte njëriu. Mos o Zot, fatkeqësi e madhe, s’ke cu bën”- tha një prej banorëve që e njihte nga afër 23-vjeçarin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re