Moti i keq ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës, sa i përket akseve rrugore.

Gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka, raporton se gjendja më shqetësuese mbetet në lagjen ‘Besëlidhja’, ku pusetat janë bllokuar prej reshjeve të shiut dhe uji vërshon rrugëve të qytetit.

Kjo është kthyer në një shqetësim të madh për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve në këtë fundjavë, ndërkohë nuk dihen ende masat që kanë marrë autoritetet për këtë situatë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=f9YJbTxoZc8]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko