Në përgjimet e zbardhura nga Fax News që kanë lidhje me operacionin e SPAK ku ra në pranga Enkeleida Hoxha, zbulohet edhe skema korruptive në sistemin spitalor.

Bëhet fjalë për disa personazhe, mes të cilave është kryesekretarjae Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi e cila ka biseduar me një shtetase me emrin Migena Skënderi për të ndërmjetësuar ndërhyrje kirurgjikale në zemër për të ëmën tek mjeku Edvin Prifti.

Skënderi i ka dhënë këtë mesazh Mallkuçit pasi ka dëgjuar problemin që kishte.

“Migena: Filja do një sasi parash lidhur me këtë gjë, gjithashtu edhe kirurgut duhet ti japim një shumë prej 2000 eurosh”.

Manuela ka pranuar menjëherë ndërsa ndërhyrja krirugjikale është bërë nga kardiokirurgu Edvin Prifti. Ndërkohë, lidhja me mjekun është bërë përmes kryeinfermirerës Trëndafile Frangu e cila ka përfituar 500 euro nga kjo gjë.

Ky është komunikimi mes Migena Skënderit dhe Munuela Mallkuçit:

Manuela: Motra ime, meri me vete ato nesër që ti kopsisim krejt, t’ia fusim këtij në zarf, se me Fadilin ia kam fut motra jote para kohe se….

Migena: Po mirë pra, sa duhen? sa tij Jap?

Manuela: Unë i kam fut dy, dy mijë euro a kupton Genën?

Manuela: Si kam euro unë i kam lekët tona

Migena: Dhe sipas qefit tat i japim edhe ksaj gruas që na boni gjithë këtë ner

Pasi rregullohet gjithçka, madje gjendet me ‘mik’ edhe një dhomë me 2 krevatë për nënën e kryesektretares, zhvillohet kjo bisedë mes kryeinfermierës Trëndafile Frangut dhe kardiokirurgut Edvin Prifti:

Prifti: Hë xhan?

Filja: Jo kur të jesh i lirë dua të të takoj njëçik

Prifti: Po atë eee, më solli edhe diskun ajo, besoj do ta bëjmë një nga këto ditë, mirë?

Filja: Mirë. Në rregull, po kur të jesh i lirë pa prishur punë, shkëputu nga një çik

Prifti: Mirë, xhan, mirë

Filja: Hajd, do të më thuash vetë, se dua që të të takoj patjetër

Prifti: Tek dera jote jam

Filja: Këtej nga sekretarja

Pjesë e dosjes voluminoze është edhe biseda mes avokatit Saimir Petanit, Aldo Tabakut dhe sekserit Isuf Topuzi të cilët diskutojnë për lirimin e të dënuarit.

Topuzi: Do të bëhet gjyqi, po do të shtyhet se nuk pranoj ajo gjoja.. Gjyqi edhe të hënën dhe një herë, po prapë e merr kjo, po u them që …a je ka më kupton.

Në bisedë përfshihet edhe një person i identifikuar si Gazi i cili ka ngritur dyshime se po përgjohen.

Gazi: Q** Nënën. Sdi ca me thënë. Edhe ne ka rrim aty në këmbë një grue me maskë u afrua me telefon po ky avokati biri i k** aty jashta dhe i tha pse je ka filmon?  jo tha ajo kam hallet e mija, edhe ju vu ky nga mbrapa në këmbë duke e ndjek nga po shkon edhe nga gjykata iku me makinë në Krujë, iku poshtë edhe e shtymë gjyqin.

Gjatë përgjimeve, avokati Aldo Tabaku ka konstatuar një pjesëtar të grupit të vëzhgimit dhe ka dyshuar se po përgjohet. Në këto zhvillime seanca për të dënuarin Saimir Petani është shtyrë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re