Te Milani kanë nisur të mendojnë për të ardhmen. Portieri Mike Maignan, është futur në muajt e fundit, pasi i skadon kontrata në fund të sezonit. Një akord për rinovim mungon ende.

Distanca mes klubit dhe lojtarit mbetet e madhe dhe bisedimet janë bllokuar. Si pasojë, drejtuesit kuqezi kanë nisur të analizojnë alternativa për ta zëvendësuar.

Sipas “Sky Sport”, në listë është futur edhe Hugo Souza, portieri i Corinthians në Brazil, lindur në vitin 1999, i vlerësuar rreth 12 milionë euro.

Profili i Hugo Souza-s

I lindur në Duque de Caxias, një qytet në zonën metropolitane të Rio de Janeiro, Hugo Souza bëri debutimin e tij profesional me Flamengon duke arritur në 71 paraqitje dhe duke fituar ndër të tjera, një Copa Libertadores përpara se të nisej për në Evropë.

Përvoja e tij e parë larg shtëpisë ishte në Portugali, me Chaves , në sezonin 2023/24. Hugo Souza bëri 27 paraqitje si në ligë ashtu edhe në kupë përpara se të kthehej në Brazil, këtë herë me Corinthians .

Që nga vera e vitit 2024, ai ka veshur fanellën e klubit të São Paulo, ndërsa bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar tetorin e kaluar, në një miqësore kundër Japonisë.

Me afrimin e merkatos së verës, Milani pritet të marrë vendime të rëndësishme për portën.

Situata e Maignan mbetet çelësi që do të përcaktojë lëvizjet e klubit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re