Fermerët e zonës së Melgushës në Bashkinë Vau i Dejës kanë dalë në protestë për rritjen e çmimit të naftës.

Me pankarta në duar ata shprehen se nuk kanë përfituar nga skemat e qeverisë për marrjen e naftës me rimbursim.

Ata hedhin akuza ndaj qeverisë dhe pretendojnë se naftën e kanë përfituar të tjerë në bazë të preferencave politike.

I pranishëm në këtë protestë është edhe deputeti i PD, Zef Hila.

Protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor që lidh Shkodrën me Lezhën, ndërkohë që në zonë ka prani edhe të forcave policore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re