VLORË- Policia e Vlorës ka publikuar momentin e aksionit për arrestimin e dy personave. Ata u kapën pasi në kroksotin e makinës së tyre kishin fshehur dy mina me telekomandë dhe që përdoren për shpërthime në distancë.

Të arrestuarit janë xhaxhi dhe nipi i tij, përkatësisht Fatjon dhe Ergys Gjonaj. Në pamjet e xhiruara duket momenti kur policia ndërhynë dhe nxjerrë nga makina dy të arrestuarit.

Pa dhënë detaje të tjera shtesë, autoritetet thonë se të arrestuarit do t’i përdornin minat në ngjarje kriminale, por falë reagimet në kohë u bë parandalimin i skenarit të tyre./ n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re