Një 28-vjeçar u arrestua nga policia në Mirditë, pasi u kap duke transportuar mina me telekomandë, që do të përdoreshin për krime kundër personit.

Marian Gjoka tentoi të largohej, por ai u rrethua nga policia dhe ra në pranga.

Lexo edhe :Related Posts

Pas vënies së prangave, efektivët gjetën në çantën e shpinës së 28-vjeçarit, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4.

Më pas gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij u sekuestrua edhe një  kallashnikov si dhe një sasi municioni luftarak.

Dyshohet se 2 minat me telekomandë, 28-vjeçari i kishte siguruar në Malin e Zi, ku edhe ishte i punësuar.

Ndërkohë polica vijon hetimet për të zbuluar shënjestrën e atentatit me lëndë eksplozive si dhe bashkëpunëtorët e 28-vjeçarit të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re