Një ndërhyrje këmbëngulëse e FNSH dhe e AZM-së në ndërtesën e një fshatari, e cila ishte e mbuluar krejtësisht nga 4 metra dëborë Te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore, i ka shpëtuar jetën këtij të fundit.

Lajmin e ka dhënë drejtuesi politik i PS Shkodër, deputeti Ilir Beqaj, teksa ka hedhur dhe pamjet e marra nga aksioni i shpëtimit.

“Falë ndërhyrjes së disa banorëve të zonës, të punonjësve të FNSH-së dhe AZM-së Shkodër, Pjetër Lulashi ka dalë nga izolimi.

Te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ku trashësia e borës është mbi 4 metra”, shkruan Beqaj në rrjetin social!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re