Vetëm një ditë pasi rezultoi negativ nga Covid-19, duke u shëruar plotësisht, presidenti Donald Trump ka habitur njerzit me rikthimin e tij plot energji në garën e Zgjedhjeve Presidenciale në SHBA.

Trump u shfaq shume entuziast dhe duke kërcyer pas maskë, në një tubim elektoral në Florida mes mijera njerëzve, pavarësisht paralajmërimeve nga mjekët për kujdesin personal.

Trump tashmë pretëendon se është imun dhe ndihej ‘kaq i fuqishëm’ para turmës, shumë prej të cilëve nuk kishin maska ​​ose distancime shoqërore.

Ky rikthim në fushtaë vjen vetëm kur kanë kaluar më pas se dy janë pasi Trump doli pozitiv për Covid-19, së bashku me gruan e tij Melania, megjithëse Presidenti tashmë pretendon se është shëruar plotësisht.

74-vjeçari ishte i etur t’u tregonte përkrahësve të tij se ishte kthyer në shëndet të plotë natën e kaluar ndërsa vallëzonte me tekstet e këngës së njohur të Village People YMCA.

Duke iu drejtuar mbështetësve të tij, Trump tha: “Një gjë me mua, pjesa e bukur: Unë e kalova atë, tani ata thonë se jam imun. Ndihem kaq i fuqishëm, do të hyj në atë publik. Do të futem atje, do t’i puth të gjithë në atë publik.”

Y’all!!!! POTUS DANCING!!!! @realDonaldTrump #MAGA2020LandslideVictory pic.twitter.com/F5gqjMk0oC

— Brian Clowdus (@BrianClowdus) October 13, 2020

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re