Trajneri i Catanias, Giuseppe Raffaele është përjashtuar me 4 ndeshje nga kampionati i Serisë C, pas ndëshkimit me karton të kuq, për faktin se u fut në fushë dhe ndali një lojtar kundërshtar gjatë një kundërsulmi.

Incidenti në ligën e tretë italiane ndodhi në minutat shtesë kur ekipi i trajnerit Raffaele po mundte Vibonese me rezultat 2-1.

Kur lojtari i Vibonese fitoi një top në vijën anësore, Raffaele bëri një hap përpara dhe e ndaloi kundërsulmin e kundërshtarit.

Gjyqtari ndërhyri menjëherë dhe e largoi Raffaelen me kartonë të kuq dhe tani ai është dënuar me një ndalesë prej katër ndeshjesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re