Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi në 48 orë ka kryer 7 vjedhje, tre prej tyre me anë të thyerjes.

I riu u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Repeater”, ndërsa policia sqaron se ky person edhe më parë ka qenë i dënuar për vjedhje.

Ky shtetas, më datë 08.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 3 markete/dyqane, dhe më datë 09.04.2025, ka vjedhur në banesa ose në rrugë, 5 biçikleta, në pronësi të 4 shtetasve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeater”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Gjatë 48 orëve, kreu 7 vjedhje (3 prej tyre me thyerje), identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në pronat e tyre, gjatë ditëve të fundit, kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat i një pune profesionale hetimore të kryer bazuar në inteligjencën policore, u finalizua operacioni policor i koduar “Repeater”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi O. T., 23 vjeç. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 08.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 3 markete/dyqane, dhe më datë 09.04.2025, ka vjedhur në banesa ose në rrugë, 5 biçikleta, në pronësi të 4 shtetasve.  

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko