Fax News ka siguruar videon ku shihet një person i cili mban të vënë një kapuç në mënyrë që të fshehë identitetin e tij dhe ndërkohë me anë të shkallëve ka bërë të mundur heqjen e simboleve dhe logove të “FRPD” nga selia blu.

Ky aksion është ndërmarrë në një kohë kur kreu i PD, Lulzim Basha ka ndërruar të gjitha brravat e dyerve të selisë duke bërë që asnjë prej deputetëve apo anëtarëve që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha të mos jetë në gjendje të hyjë.

Nuk dihet ende përse është ndërmarrë ky veprim për të hequr të gjitha logot e Forumit Rinor të PD por fakti që po bëhet në mes të natës ngjall dyshime mjaftueshëm.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re