Kryetari i bashkisë së Vlorës, Driatn Leli ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetin social “facebook” se Vlora do u bashkohet shumë qyteteve të tjera që sot fikin dritat në rrugët e qytetit.

Sipas njoftimit, kjo bëhet në respekt të natyrës dhe fikja e dritave ka ndodhur në orën 19:00 dhe do vazhdojë gjatë gjithë mbrëmjes së sotme.

Por duke ndjekur edhe situatën më të fundit që ka kapluar rajonin, fikja e dritave në rrugët kryesore të qytetit bëhet edhe për të kursyer energjinë elektrike.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli:

Vlora bëhet pjesë e shumë qyteteve në botë që sot fikin dritat në rrugët e qytetit. Dita e natyrës, nisma që ndiqet në gjithë botën duke fikur dritat e rrugëve apo shesheve në respekt të natyrës.
Fikjen e dritave për mbrëmjen e sotme e ka njoftuar dhe kryetari i Bashkisë, por ndriçimi u fik që në orën 19 e qyteti do qëndrojë pa drita gjatë mbrëmjes së sotme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re