Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria po shkon drejt pavarësisë  energjitike. Këtë mëngjes, kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar pamjet nga një burim energjie diellore në zonën e Devollit.

Ky burim -thekson kryeministri Edi Rama – i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër burim të ri energjie diellore në Devoll, që i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas, në rrugën drejt pavarësisë energjitike të Shqipërisë 2030, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko