Zona ku ka rënë zjarr në durrës është mjaft e populluar, ndërsa gazetarja e Fax Neës, Alvbana Aliaj raporton se flakët janë përhapur në disa godina të pabanuara.

Mësohet se shkak i këtyre flakëve në disa godina është bërë vendosja e zjarrit në disa kosha mbeturinash dhe që më pas është përhapur edhe nëpër banesat në fjalë.

Ngjarja ka ndodhur në laghjen nr5 të qytetit bregdetar dhe pranë ngjarjes ndodhen mjaft banesa të banuara, objekte biznesesh etj.

Ndërkohë forca të zjarrëfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re