Një gjest i papritur ka ndodhur në një studio televizive gjatë një transmetimi ‘live’.

Në televizionin ATV në Turqi, nëna e një vajze të humbur ka qëlluar me këpucë ndaj personit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e saj.

Pasi i vdiq bashkëshorti, 18-vjeçarja Gülen Caymaz shkoi të jetonte pranë nënës së saj me dy fëmijët, por një ditë ajo u zhduk papritur.

Vajza i tha të afërmve që ajo kishte shkuar të takonte të dashurin, një burrë i rritur, i cili ishte thirrur në emision  nga nëna të resë që ka humbur.

Në debat e sipër nëna ka qëlluar me këpucë ndaj burrit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e vajzës së saj, për të cilën nuk ka gjurmë që prej 8 vitesh.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re