Skip to content

Nënë Hike, 77-vjeçarja nga Fushë-Kruja del nga Infektivi, fiton betejën me koronavirusin

 

Një nënë 77-vjeçare nga Fushë-Kruja ka lënë ambientet e Spitalit Infektiv dhe është rikthyer pranë familjes së saj.

Nënë Hikja ia ka dalë që të fitojë betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka shpërndarë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila gjithashtu shprehet krenare për punën e mjekëve.

STATUSI I PLOTË

Nënë Hike, 77 vjeçarja nga Fushë-Kruja, sot ka lënë e shëruar spitalin #infektiv dhe është kthyer pranë familjes

Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 60% e të prekurve nga COVID19 janë shëruar

#KrenarePërStafetMjekësore