Policia rrugore ka publikuar së fundmi bilanin e gjobave të vendosura ndaj shoferëve ndaj 24 orëve të fundit, sa i takon shkeljeve që bëhen gjatë parakalimeve.
Policia sqaron se në rast se bëhet parakalimi ndaj një mjeti, makina që kryen parakalimin duhet të zhvendoset sërish në karrexhatën e djathtë, në të kundërt do të gjobitet.
Njoftimi i Plotë nga Policia Rrugore Tiranë 🚔
Kujdes! ❌
Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!
Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.
#Drejtomjetinmekujdesrespektorregullateqarkullimitrrugor!🛣
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb