FIER- Rritja e temperaturave ka shkaktuar problemet e para me zjarret në pyje dhe sipërfaqe të tjera. Në qarkun e  Fierit janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pemë dhe ullishte.

Kjo ka bërë që krahas punës së zjarrfikësve në terren, të nisë edhe fluturimi i helikopterëve të ushtrisë për të shuar zjarret.

Një masiv pyjor në Peshtan vijon të digjet edhe pse zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën për shuarjen e tyre. Terreni i vështirë dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve.

Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për perona të dëmtuar nga zjarret./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re